18:27 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Mourinho flet për Lukakun: Ja sa do të qëndroj jashtë fushave sulmuesi belg!

Jose Mourinho thotë se pret të jetë pa sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku për një javë.

Numri 9 i Unitedit pësoi një lëndim në kokë gjatë barazimit pa gola me Southamptonin, shkruan IndeksOnline.

“Do të thosha vetëm një javë pa Lukakun. Nuk është shumë i madh lëndimi, një lëndim i vogël”, ka thënë Jose.

United përvec Lukakus, është edhe pa sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic, i cili pritet të rikthehet javën e ardhshme./IndeksOnline/