14:53 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pensionohet ylli legjendar i Barcelonës

Barcelona nuk do të mund të llogaris më në shërbimet e kapitenit legjendar, basketbollistit, Juan Carlos Navarro. Skuadra katalonase ka njoftuar sot se Navarro ka vendosur pensionimin.

Por, ka qenë i menjëhershëm reagimi i skuadrës të cilët i kanë propozuar Navarros një vend në bordin e skuadrës.

Navarro ka debutuar me 23 nëntor të vitit 1997 duke qenë pjesë e shumë sukseseve të kësaj skuadre. Navarro ka fituar me Barcelonën tetë liga, shtatë kupa, pesë superkupa, dy Euroleague./Indeksonline/