20:41 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

​Dënohet me burgim të përjetshëm pasi planifikoi ta vriste kryeministren britanike

Naa’imur Zakariyah Rahman, 21 vjeç, është dënuar nga Gjykata e Londrës me burgim të përjetshëm për planifikimin e vrasjes së kryeministres britanike, Theresa May.

Rahman kishte planifikuar që të shpërthente në fillim një pajisje shpërthyese dhe pastaj të hynte në zyrën e saj në “Dauning Street” dhe pas kaosit të krijuar nga shpërthimi duke përdorur një thikë ose një pistoletë do ta sulmonte kryeministren.

Rahmen kishte folur për planin e tij në mesazhet e dërguara tek një agjent i fshehtë MI5, i cili po paraqitej si një zyrtar ISIS-it në Siri.

Ai i kishte paraqitur në hollësi planin e tij agjentit, duke menduar tërë kohën se po bisedonte me udhëheqësin e ISIS-it, dhe mbi këto prova Rahman mori dënimin.