17:07 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

​Porsche pranon se afera dizel dëmtoi reputacionin e saj

Edhe prodhuesi nga Shtutgarti nuk ka dalë “i padëmtuar” nga afera e dizelit që tronditi Volkswagen.

Megjithatë, Porsche beson se modeli i ardhshëm elektrik Taycan mund të përmirësojë reputacionin e tyre. Afera ‘Dieselgate’ sigurisht kishte ndikimin më negativ në markën mëmë të Grupit VW, por përveç markës Volkswagen, markat e tjera të këtij grupi, kryesisht Audi, pësuan dëme materiale dhe morale.

Fajin e gjithë kësaj e bartën edhe një numër i madh kompanish si Shkoda, Seat dhe Porsche, pasi ishin të detyruar të tërhiqnin qindra-mijëra automjete që ishin të pajisura me softuer fals për testin e shkarkimit të gazrave të dëmshme. Në fund të gjithë historisë, Porsche vendosi të hiqte tërësisht motorët me naftë nga modelet e saj të tanishme dhe të ardhshme.

“Afera dizel na ka shkaktuar shumë telashe”, tha drejtori i Porsches, Oliver Blume. Porsche praktikisht në shkurt vendosi të shesë vetura me motor dizel, kur largoi versionin dizel të Panamera 4S Diesel dhe Macan S Diesel. Ndërkohë, kompania do të vazhdojë të prodhojë vetura me motor benzinë, të cilët në sytë e adhuruesve të automobilave sportivë nuk kanë alternativë tjetër. /IndeksOnline/

Temat: