18:38 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

​Vazhdojnë telashet me lëndime, portieri i Cityt mbyll sezonin

Lëndimet e shumta të lojtarëve janë kthyer në një problem serioz për Pep Guardiolan.

Manchester City po kalon një formë të shkëlqyer në futbollin anglez. “Citizens” po dominojnë bindshëm, duke treguar superioritet ndaj rivalëve.

Kur gjerat ishin duke shkuar në rrugën e duhur, skuadra e Pep Guardiolës ka marrë një goditje.Pas Kevin De Bruynes që është lënduar në gju dhe do të mungojë për katër muaj, te City kanë marrë një lajm tjetër të keq.

Portieri i dytë Claudio Bravo ka këputur tendinën e thembrës dhe i duhet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 7 muaj.Problemi është se afati kalimtar në Angli është mbyllur dhe City nuk do të ketë mundësi të bëjë blerje të ndonjë portieri të ri.

Temat: