10:49 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

​Vdes një femër në Shtime

Një femër e komunitetit ashkali e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën për Integrim dhe Rehabilitim të Sëmurëve, Psikiatrik, për shkak të problemeve shëndetësore është dërguar dje në QMF-Shtime, por pas pak ka ndërruar jetë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/