Dedikimi prekës i Rozana Radit për babain e ndjerë
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi, jo rrallëherë poston foto në rrjetet sociale ku i kushton dedikime prindërve të saj, të cilët fatkeqësisht nuk jetojnë më.
Ajo në fakt asnjëherë nuk shkruan fraza të zakonshme, por gjithmonë të prek me atë çfarë del prej shpirtit të saj.
Sot ajo ka publikuar një foto me të atin, ku shfaqen të dy 18 vite më parë duke kërcyer së bashku. Ajo i shkruan se do ai do mbetet dashuria e saj e parë dhe se do i mungojë gjithë jetën
“Me dashurinë e parë të jetës sime, i vetmi që i besoja, i vetmi që nuk më zhgenjeu. I vetmi që do me mungojë deri sa të mbyll sytë. Love You Dad, thb 18 years ago”,-shkruan Rozi./revistaclass