Beniada Nishani zbulon historinë e dashurisë në BBV, lidhjen që zgjati shtatë vite
Natën e sotme (e hënë) në Big Brother VIP banorët kanë ndarë me njëri-tjetrin historitë e tyre të dashurisë.
Modelja, e rritur në Itali, Beniada Nishani ka treguar për dy histori të bukura dashurie.
Biondja partnerin e dytë e cilëson si lidhjen më të rëndësishme të jetës, që ka zgjatur për afro shtatë vite.
“Për pjesën e dashurisë, unë nuk kam fare frikë të tregoj gjë. Kam dy histori shumë të bukura. I pari ishte bjond, sylarush, si beb, kur kam qenë e vogël më pëlqenin djemtë ashtu, fytyrën sikur femra”, tha ajo.
“Ai djaloshi tjetër më kujton një kohë shumë të bukur kur unë isha e vogël, e pafajshme. Më kujton një pjesë të Beniadës kur ishte e vogël. Kam pasur lidhjen më të rëndësishme të jetës sime nga 16 deri në 23 vjeçe”, tregon më tej modelja.
Siç e thërrasin banorët, Beni, në Itali ka qenë shumë e përfshirë në showbiz dhe jo vetëm.
E njëjta katër vite më parë ishte pjesë e filmit “Loro”, në rolin e të dashurës së Silvio Berlusconit.