140 km/orë, traktori më i shpejtë në botë thyen rekord ‘Guinness’
Top Gear vjen më ndryshe kësaj radhe, pasi në episodin e radhës nuk bën pjesë asnjë makinë, por një traktor.
Shfaqja e famshme televizive vendosi të famshmin The Stig pas timonit të traktorit , i cili theu një rekord ‘Guinness’ për traktorin më të shpejtë në botë shkruan IndeksOnline.
Shpejtësia e arritur? 140,44 km/orë ( 87,mph) . Rekordi paraprak ishte 128,14 km/orë dhe ishte arritur në shkurt 20015 në Finlandë.
Sigurisht, traktori me ngjyrë të portokalli ishte i modifikuar për të arritur këtë rekord. 500 kuajfuqi që vijnë nga një motor 5.7 litërsh V8 Chevy.
Përtej transplantit të motorit Chevy, traktor i modifikuar ishte gjithashtu i pajisur me frena në 4 rrota dhe madje edhe një pezullim të rregullueshëm të ajrit. Modifikime të tjera përfshijnë gomat e pasme prej 54 inç, frena dore hidraulik binjake, një mbajtëse trungu, një buton shtytjeje dhe një “bojë me ngjyrë portokalli Lamborghini”. /IndeksOnline/