09:58 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

200 milionë për Mohamed Salahn?

Mohamed Salah po shkëlqen te skuadra e tij e re, Liverpool. Sulmuesi i Kombëtares së Egjiptit ka shënuar 28 gola në Premierligë, duke kryesuar listën e golashënuesve në Europë.

Të impresionuar nga forma e Salah janë top-klubet europiane, si Real Madrid, Barcelona dhe Paris Saint Germain.

Madje thuhet se skuadra e Real Madridit do të përgatit një ofertë “bombë” deri në 200 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e egjiptianit.

Kujtojmë që ish-futbollisti i Chelseat u largua nga Roma dhe u transferua në “Anfield” për shumën 42 milionë funta./IndeksOnline/