16:38 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

2000 ulëse të lira në finalen Real Madrid – Liverpool

Gjersa tifozët e të dyja ekipeve, sidomos ata të Liverpoolit, filluan shumë herët të vërshojnë rrugët e Kievit gjatë gjithë ditës, duket që stadiumi nuk do të jetë i mbushur plotë, dicka që nuk është e zakonshme në një finale të Ligës së Kampionëve.

Raportohet se do të jenë rreth 2,000 vende bosh që korrespondojnë me biletat që i kanë kthyer të dyja klubet, më shumë ata të Real Madridit.

Madrilenët kanë i kanë kthyer më shumë se 1400 bileta për shkak të vështirësive që ata kanë hasur në udhëtimin për në Kiev.

Më shumë se 1000 euro kushtonin udhëtimet charter, plus cmim i biletës ( nga 70 në 460 euro ) kanë lënë shumë spanjollë pa hyrje, duke qëndruar në Madrid.

Gjithashtu edhe Liverpool është ankuar tek zyrtarët e UEFA-s për shkak të pezullimit të tre fluturimeve charter. /IndeksOnline/

Temat: