23:58 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

50 vite në skenë Sabri Fejzullahu i festoi me këngë e miq (Video)

Sabri Fejzullahu emër më se i dashur për publikun shqiptar. Për 5 dekada në skënën muzikore vendore ai i fali shqiptarëve dhjetëra hite, të cilat ende këndohen e dëgjohen me nostalgji e me dashuri.


5 dekada ai ia doli t’i mbijetoj skenës dhe kohës, madje edhe sot vazhdon të dëgjohet e të jetë tejet aktiv me koncerte e projekte muzikore.

Me rastin e këtij përvjetori në Prishtinë është duke u mbajtur një koncert organizuar nga Klan Kosova, në të cilin po marrin pjesë emra të njohur e personalitete të shquara të vendit, sigurisht me protagonist Sabri Fejzullahun.

Por në këtë koncert në skenë perfomuan edhe këngëtarë, miq të Sabriut si: Ledina Çelo, Leonora Jakupi, Dhurata Dora, Ermal Fejzullahu, Ledri Vula, Adelina Thaçi e shumë të tjerë.

Ne i urojmë shëndet Sabri Fejzullahut, e i themi: Faleminderit për të gjitha ato këngë që ia fale publikut!

 

Thjeshtë ⭐️ne ç‘do paraqitje??????? @leonorajakupi

A post shared by Ganimete Musliu (@ganimete.musliu) on