10:34 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

500 km/orë – vetura më e shpejtë në botë e gatshme për debutim

Në panairin e veturave në Gjenevë do të prezantohet automobili më i shpejtë në botë.

Në këtë panair, që do të mbahet nga data 8 deri 18 mars, do të prezantohet modeli Missile i kompanisë Corbellati Hypercars.

Modeli posedon motor 9.0-litra V8, i cili prodhon 1.800 kuaj fuqi dhe ka ndërrues prej gjashtë shpejtësive.

Kompania Corbellati pohon se përgjigja e tij është ndaj Koenigsegg Agera RS dhe se modeli Missile mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 500 km/h.

Automobili është i gjatë 4,67 metra, i gjerë 2,04, i lartë 1,17m, dhe pothuajse është prodhuar nga indet karbonike.