60 mijë euro pa thënë asnjë fjalë? Kjo është shifra e fundit për Gylseren
Nurgul Yesilçay, aktorja e njohur për rolin e Gylserenit në serialin “Fate të kryqëzuara”, pavarësisht se duhet të paguante disa seanca gjyqësore pas largimit nga seriali që bëri për vete edhe publikun shqiptar, filloi të nënshkruante kontrata të reja e të majme me producentët turq.
Së fundi, mediat turke kanë zbuluar se aktorja 41-vjeçare do të paguhet jo pak, por 60 mijë euro, madje pa folur fare.
Fitimet, siç shkruan “Sabah”, shkojnë për aktoren nga një projekt iranian, në të cilin ajo është bërë pjesë kohët e fundit.
Yesilçay do të udhëtojë shumë shpejt drejt Iranit për të marrë pjesë në xhirimet e lmit “Xhindi i bukur i Jedullah”, një prodhim i producentit Bayram Fazli.
Sipas skenarit të punur, aktorja do të qëndrojë një muaj në kryeqytetin e Iranit, Teheran, për të luajtur rolin e Dilarës, e cila, për shkak të një traume të rëndë që ka kaluar, nuk arrin dot të flasë.
Shifra e majme me të cilën do të shpërblehet aktorja është komentuar gjatë edhe në rrjetet sociale. Shumë ndjekës e justifikojnë atë me mjeshtërinë e Gylserenit.
Megjithatë, vlera nuk është ende zyrtare dhe e konfirmuar nga aktorja apo producentët./revistaclass