14:42 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

8 milionë makina në Evropë do pajisen me teknologjinë e vetëngasjes

Kompania për ngasje autonome ‘Mobileye’ do të furnizojë tetë milionë makina në Evropë me teknologjinë e saj për vetëngasje, raporton Reuters.

Kompania e cila më parë ka punuar me Teslën, ka nënshkruar një marrëveshje ekskluzive të furnizimit me një prodhues automjetesh evropiane të pazbuluar ende, transmeton IndeksOnline.

Mobileye do të fillojë furnizimin e sistemeve të saj nga viti 2021 kur paraqet çipin e saj EyeQ5, i projektuar për ngasje plotësisht autonome dhe për të zëvendësuar çipin EyeQ4 që do të lansohet në javët e ardhshme. Zëvendëspresidenti i lartë për zhvillim dhe strategji të përparuar në Mobileye, Erez Dagan, zbuloi se sistemi do të ndërtohet për të punuar me modelet e makinave me automatizim të pjesshëm si dhe me sisteme më të përparuara.

Mobileye aktualisht punon me General Motors, Nissan, Audi, BMW, Honda, Fiat Chrysler dhe Nio, duke i  furnizuar me teknologjitë autonome të Nivelit 3.

Kompania po teston teknologjinë e Nivelit 4 në prototipa hibridë të Ford Fusion në selinë e saj në Jerusalem. Këto automjete testuese përfshijnë 12 kamera dhe katër çipa EyeQ4.

“Deri në fund të vitit 2019, ne presim që mbi 100,000 makina me Nivel 3 të instalohen me Mobileye”, u shpreh shefi ekzekutiv i Mobileye Amnon Shashua.

Në të ardhmen, sistemi do të vëzhgojë shoferët e tjerë në rrugë dhe pas një kohe të caktuar përshtatet me kushtet e vozitjes … Nuk është ndryshe nga një përvojë njerëzore, “tha ai. /IndeksOnline/