75 Mall Live Search
19:42 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Elvana e veshur me mantel të hapur, provokon me këmbët dhe gjoksin

Emri i Elvana Gjatës është një nga më të lakuarit sa i përket muzikës shqiptare si kur ishte pjesë e labelit “Threedots” ashtu edhe tani që ka nisur karrierën jashtë vendit.

Ndonëse të gjithë janë duke pritur projektin e saj të ri muzikor, pas këngës që publikoi në verë “Forever is over”, këngëtarja ende nuk ka publikuar ndonjë këngë të re.

Megjithatë s ai përket fotove ajo nuk është kursyer aspak duke krijuar kështu kontakt me ndjekësit. Fotot e radhës i ka publikuar pikërisht pasditen e sotme, megjithatë ato janë ndryshe nga postimet e deritanishme.

Në këto foto ajo duket më e bukur dhe sensuale se kurrë e veshur me një pardesy, e cila të krijon idenë se poshtë saj Elvana nuk ka veshur asnjë. Nuk është hera e parë që ajo publikon dhe shfaqet kaq sensuale.

Sa i përket anës private ajo është treguar gjithnjë shumë e rezervuar si në kohët kur qëndronte në Shqipëri, edhe tani që ndodhet jashtë vendit. Në çastin kur ajo dhe labeli “Threedots” ndërprenë bashkëpunimin u aludua se ishte fundi edhe për marrëdhënien e saj afektive me kantautorin Flori Mumajesi, e cila asnjëherë nuk u pranua nga asnjëra nga palët.

Edhe për Florin gjatë kësaj kohe kanë qarkulluar thashetheme të shumta, sipas të cilave kantautori është në një lidhje me moderatoren Liberta Spahiu, por sërish diçka e tillë nuk është konfirmuar prej asnjërit. Gjithashtu prej disa kohësh Mumajesi është zhvendosur për të jetuar në Kosovë./Express

✍?

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on