75 Mall Live Search
22:02 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Bebe Rexha i “çmend” ndjekësit duke i tundur të pasmet (Foto)

Një ndër këngëtaret me famë botërore, Bebe Rexha që sjell bashkëpunime me emra të njohur hollivudianë nuk harron që të japë mesazhe të ndryshme për ndjekësit e saj.

Sot, ndërkohë që pranon se nuk është e mirë në lëvizjet e kërcimit që i bën shpesh në koncerte, ajo i tregon të gjithëve se nuk duhet të lejojnë të tjerët që t’i dekurajojë.

“Mos i lejoni personat që ju urrejnë t’ju hedhin poshtë. (E di që tëerk është i vdekur, është kërcimi i vetëm që di përvec Macarena,” – shkruajti 28-vjeçarja.

Bebe Rexha ka kërcyer nën ritmet e këngës së Post Malone, ndërkohë që miqtë e saj po e filmonin duke e tallur për lëvizjet e saj provokuese me të pasme.

Pas kësaj, ajo na tregoi se klipi i saj muzikor për këngën ‘Meant to be’ do vijë me 23 tetor.