Ende nuk dihet se kur do të debutojë Ramos

Sergio Ramos iu bashkua skuadrës së PSG në afatin e verës si transfer i lirë, me parisienët që bënë një merkato mjaft të mirë.
Megjithatë, spanjolli ende nuk ka debutuar me skuadrën e tij të re, për shkak se ai po vuan nga një lëndim, teksa pritej se do të paraqitej në ndeshjen kundër Angers të premten, por kjo nuk do të ndodh.
Ramos është rrugës për t’u rikthyer në fushë dhe Pochettino nuk dëshiron ta rrezikojë duke ia përshpejtuar rikuperimin.