Zyrtare: UEFA ndryshon oraret e Ligës së Kampionëve
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së në takimin e dhjetorit të vitit të kaluar kishte propozuar disa ndryshime, ku theksohet ndryshimi i orareve për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Sot edhe zyrtarisht, faqja zyrtare e UEFA-së ka marrë vendim që ndeshjet nga sezoni 2018/19 do të zhvillohen nga ora 19:00 dhe nga ora 21:00.
Dy ndeshje do të luhen në terminin e parë, ndërsa gjashtë ndeshje tjera do të luhen në terminin e dytë.
Kjo njëherit do të heq përgjithmonë ndeshjet e vendeve si Rusia, Turqia, Ukraina etj që zhvilloheshin në ora 18:00. /IndeksOnline/