75 Mall Live Search
10:05 / E Diele, 26 Qershor 2022 / Gj. Sh

Këta janë garuesit nga Kosova që do të marrin pjesë në ditën e parë të garave në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Ekipi Olimpik i Kosovës, po merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, që po mbahen në Algjeri, raporton Indeksonline.

Në ditën e parë do të bëjnë paraqitjen gjashtë sportist ka shteti i Kosoovës.

Karateistja, Albulenë Gërvalla, pritet të zhvilloj përballjen e parë me fillim nga ora 10:40 me orën lokale të Kosovës, në kategorinë 55 kg.

Në sportin e karates ditën e sotme do të garojnë edhe dy Elhami Shabani, kategoria 75 kg dhe Adelina Rama, kategoria 61 kg.

Të dy këto takime pritet të fillojnë në ora 17:00.

Në sportin e Boksit, do të ndeshet Patriot Behrami, kategoria 69 kg, me fillim nga ora 18:00.

Rinora Gllareva në Badminton do të luaj me fillim nga ora 10:00, dhe Valëza Rama do të marrë pjesë në sportin e Gjimastikës, ku gara pritet të fillojë në ora 16:10 minuta./Indeksonline/