75 Mall Live Search
22:49 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Lazio në çerekfinale, ky është kundërshtari i radhës (Video)

Skuadra e Lazios ka siguruar çerekfinalen në Kupën e Italisë.

Lacianët fituan 4 me 1 kundër ekipit Cittadella, duke siguruar kualifikimin, shkruan IndeksOnline.

Për Lazion golat i shënuan: Immobime (2), Anderson dhe Camigliano (autogol)

Kurse të vetmin për mysafirët e shënoi Bartolomei.

Pas kësaj fitoreje, Lazio në çerekfinale do të takohet me Fiorentinan./IndeksOnline/