75 Mall Live Search
08:59 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Alonso përdori një “taktikë”, ja pse u ndëshkua me të verdhë (Foto)

Marcos Alonso ishte heroi i Chelseat në fitoren minimale 1 me 0 kundër Southampton.

Anësori i Bluve të Londrës shënoi golin e vetëm në ndeshjen kundër Southamptonit, e vlefshmë për xhiron e 18-të në Premierligë, shkruan IndeksOnline.

Ana e Antonio Contes edhe pse kishte raste të tjera shënimi, nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë për herë të dytë.

Kështu, ata u rrezikuan disa hërë në fund dhe me frikën që do të humbisnin pikë, lojtarët vonuan lojën duke nxjerrë faule, rivënje nga këndi apo edhe anësore.

Madje, nuk mungoi edhe kartoni i verdhë për shkak të vonesës. Një e mori Marcos Alonso. Por, pas ndeshjes u zbulua qëllimi dhe “taktika” e spanjollit.

Ai u ndëshkua me të verdhë qëllimisht vetëm që të mungoj në ndeshjen e ardhshme, kundër Bournemouth, e vlefshmë për Kupën “Carabao”.

Kjo “taktikë” mund t’i del keq skuadrës së Chelseat, pasi shpeshë Federata e Futbollit Anglez, ka dënuar futbollistët për shkak të ndëshkimit të qëllimshëm./IndeksOnline/