Bayerni eliminon Dortmundin, kualifikohet në çerekfinale (Video)
Bayern Munich nuk ka të ndalur. Kampioni i Bundesligas është kualifikuar për në çerekfinale të Kupës “Pokal”.
Bavarezët fituan kundër Borussia Dortmundit me rezultat 2 me 1 në stadiumin “Allianz Arena”, shkruan IndeksOnline.
Dy golat për ekipin e Heynckes i shënuan: Muller dhe Boateng. Kurse të vetmin për ekipin e Stoger e shënoi Yarmolenko.
Bayerni me këtë fitore siguron çerekfinalen, ndërsa shorti pritet të hedhet në ditët në vijim./IndeksOnline/