08:13 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Reagon Gattuso: Jam i fundit në problemet e Milanit

Trajneri i Milanit, Genaro Gattuso thotë se është problemi i fundit në radhët e klubit italian.

Milani u mposht 0 me 2 nga Atalanta, duke shkaktuar polemika të shumta rreth menaxhimit të dobët të skuadrës.

Madje disa tifozë duan menjëherë shkarkimin e ish-futbollistit italian, Gattuso.

Por, italiani përmes një interviste thotë se është problemi i fundit te ekipi kuqezi.

“Shumë gjëra nuk funksionuan. Është një situatë e komplikuar, tifozët po protestojnë për këtë sezon. Sot unë jam trajner i Milanit, por unë jam problemi i fundit”, ka thënë Gattuso.

Skuadra e Milanit pas humbjes radhitet në pozitën e 11-të me 24 pikë./IndeksOnline/

Temat: