75 Mall Live Search
14:00 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Suarez i uron mirëseardhje Coutinhos (Foto)

Luis Suarez ka shkruar një mesazh mirëseardhje për lojtarin brazilian, Philipe Coutinhon.

Dy futbollistët kanë luajtur së bashku te klubi i Liverpoolit, madje së bashku kishin një sukses tejet të befasishëm, transmeton IndeksOnline.

Coutinho sot filloi seancën e parë stërvitore, derisa takoi edhe bashkëlojtarët, ndër ta ishte edhe Suarez.

“Mirë se vjen shoku im. Është kënaqësi ta ndajmë një skuadër së bashku përsëri. Shumë suksese në rrugën e re. Ne do të arrijmë gjithçka së bashku”, ka shkruar Suarez.

Kujtojmë se Coutinho i kushtoi klubit katalunas plotë 160 milionë euro./IndeksOnline/