Slot jep lajmin e keq për Chiesan: Është e vështirë të thuhet se kur do të kthehet

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot ka sqaruar lëndmin e Frederico Chiesas.
Ai tha se është e vështirë të thuhet se kur sulmuesi italian do të kthehet në fushë, shkruan IndeksOnline.
Chiesa ka pësuar një lëndim dhe nuk ka luajtur që nga 25 shtatori, derisa do të mungojë edhe në ndeshjen e sotme të Champions League, ndaj Leipzigut.
”Federico humbi të gjithë përgatitjen parasezonale dhe më pas hyri në një ligë ku intensiteti është më i lartë se Seria A. Sapo kemi takuar dy skuadra italiane, kështu që mund ta them me besim tani. Kjo e bën të vështirë për të. të ndërmarrë hapin e nevojshëm për të arritur nivelet e intensitetit të pjesës tjetër të ekipit.
Është e vështirë të thuhet se kur do të kthehet , por duhet të jetë një zhgënjim i madh për të që ai vazhdimisht detyrohet të hyjë dhe të dalë nga seancat stërvitore. Më vjen keq për të, por ai ka nënshkruar një kontratë afatgjatë. Ne vazhdojmë të shpresojmë se ai do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme pasi të jetë plotësisht në formë Për momentin, për fat të keq për të, ai nuk është i disponueshëm.”, ka deklaruar Arne Slot.
Chiesa ka bërë tre paraqitje me Liverpulin, që nga transferimi i tij gjatë afatit kalimtar veror./IndeksOnline/