A do të kenë të drejtë Sanchez dhe Mhitaryan të luajnë në Evropë
Alexis Sanchez do të mund të luaj në Ligën e Kampionëve nëse ai e përfundon transferimin e tij te Manchester United.
Henrikh Mkhitaryan do të jetë gjithashtu në dispozicion për të luajtur në Ligën e Evropës për Arsenalin nëse marrëveshja e propozuar e shkëmbimit mes dy lojtarëve do të përmbyllet.
Megjithatë, nëse Pierre-Emerick Aubameyang do të shkonte në Arsenal këtë merkato, ai nuk do të ishte në dispozicion të Arsene Wenger për të luajtur në Ligën e Evropës. /IndeksOnline/