75 Mall Live Search
15:30 / E Enjte, 19 Dhjetor 2024 / G T

Te Lecce “eskaluan” në darkën e fundvitit, futbollistët vozitën të dehur!

Skuadra e Lecce nga Serie A shtruan darkën e fundvitit para dy dite, por duket se festa ishte e “çmendur”, saqë është mbyllur me incident të vogël.

Klubi ka bërë një reagim në rrjetete sociale, pasi futbollisti Andy Pelmard është dënuar nga policia pasi voziti veturën e tij në gjendje të dehur dhe pa leje qarkullimi, shkruan Indeksonline

“Lecce dënon ashpër sjelljen e lojtarit Andy Pelmard, pasi nuk përputhet me rregullat e klubit. Lecce pret të kryejë një hetim të duhur në lidhje me atë që ka ndodhur”, shkruhet në reagimin e klubit.

Gjithashtu flitet se bashkëlojtari i Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës mund të përjashtohet nga klubi deri në një vendim tjetër./Indeksonline/