LAJMI I FUNDIT: Ky është shorti i Ligës A dhe Ligës B, super përballje (Foto)
Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka hedhur shortin për Ligën e Kombeve.
Gjigantët e futbollit europian kanë mësuar kundërshtarët e tyre, raporton IndeksOnline nga vendi i ngjarjes.
Në Ligën A, bëjnë pjesë shtete si: Holanda, Franca, Gjermania, Kroacia, Italia, Portugalia, Belgjika, Islanda, Polonia, Spanja, Anglia dhe Zvicra.
Më poshtë e mësoni se si është ndarë shorti për këto ndeshje:
Grupi 1: Holanda, Franca, Gjermania
Grupi 2: Islanda, Zvicra, Belgjika
Grupi 3: Itali, Poloni, Portugalia
Grupi 4: Kroaci, Angli, Spanjë
Ndeshje interesante do të sjellë edhe grupi B:
Grupi 1: Ukraina, Çekia, Sllovakia
Grupi 2: Rusia, Suedia, Turqia
Grupi 3: Bosnja, Irlanda e Veriut, Austria
Grupi 4: Republika e Irlandës, Danimarka, Uellsi
Ndeshjet e para priten të zhvillohen më datat 6 dhe 8 shtator, kurse ato të dytat më 9 dhe 11 shtator./IndeksOnline/