Ministrja Hoxha: Dje ju besuam hartave të NATO-s, e sot jo!!?
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një intervistë për Euro-Tribunën, ka theksuar se në kohën kur na duhej ndihma e aleatëve, hartat e NATO-s, ishin të mira.
“Kur na ndihmonin në vitin 1999 ato harta ishin të mira, por më vonë duke u konsoliduar shteti dhe pavarësia e Kosovës, pse tani ato harta nuk qenkan, pse ato harta tash po na e merrkan ta quaj ashtu kushtimisht territorin”, ka thënë Hoxha.
Ministrja Hoxha ka theksuar se nuk beson në këtë, duke ftuar që ky proces të përfundojë sa më shpejtë.