Realizohet ëndrra e Belgim Jasharit, niset për ta vizituar “Diego Armando Maradonan”

Futbollisti i ri, Belgin Jashari ishte cak i sulmeve raciste e po ashtu edhe atyre fizike javë më parë, veç pse i takon komunietit egjiptian në Kosovë.
Pas sulmit që pësoi, ai morri një përkrahje të madhe nga shoqëria kosovare sportive dhe më gjërë, shkruan IndeksOnline.
Belgini tregoi se ëndrra e tij është të vizitojë stadiumin e Napolit, që e mban emrin e legjendes argjentinase të futbollit, ”Diego Armando Maradona”.
E kjo ëndërr tashmë do të realizohet.
Kompania ”Artmotion” ka mundësuar që Belgin Jashari të vizitojë stadiumin ”Diego Armando Maradona”, ku tashmë është nisur nga aeroporti i Tiranës drejtë Italisë, së bashku me gazetarin Arlind Sadiku, që është drejtor sportiv i kësaj kompanie.
Ai do ë jetë prezent për ta parë nga afër skuadrën e zemrës, në ndeshjen vendimtare ndaj Cagliarit, e cila zhvillohet të premten.
Kjo do të ishte një ndeshje e cila nuk do të harrohet lehtë nga Belgini, pasi Napoli me një fitore do të shpallej Kampion i Italisë./IndeksOnline/
