75 Mall Live Search
11:35 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Transferim i parë i Realit në verë, Robert Lewandowski?

Skuadra e Real Madridit është në krizë të rezultateve gjatë këtij sezoni.

Kampioni europian, siç duket gjatë verës do të jetë “shpërthyes” në transferime. Madje sipas gazetarëve gjerman dhe spanjoll, një prej transferimeve të para gjatë afatit veror do të jetë Robert Lewandowski.

Thuhet se, sulmuesi i Bayern Munchen ka pasur kontakte me presidentin e Madridit, Florentino Perez.

Polaku, 29 vjeçar ka kontratë me gjigantin gjerman deri në vitin 2021./IndeksOnline/

Temat: