75 Mall Live Search
20:27 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / G T

“Show” në Londër, Chelsea me Estevaon mposhtin Liverpoolin në sekondat e fundit

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore 2:1 ndaj Liverpoolit në ndeshjen e javës së shtatë në Premier League.

Ishin vendasit që shënuan golin të parët me anë të mesfushorit, Moises Caicedo, shkruan Indeksonline

Caicedo shënoi gol të bukur në minutën e 14’të.

Në pjesën e dytë, “The Reds” barazuan shifrat në 1:1 me anë të Cody Gakpos.

Gakpo shënoi pas një gabimi në mbrojtjen e Blutë e Londrës në minutën e 63’të.

Por, në sekondat e fundit, Estevao shënoi për 2:1 pas një super asisti nga Cucurella.

Me fitore, Chelsea shkon në kuotën e 11 pikëve në pozitën e 6-të, kurse Liverpooli mbetet me 15 pikë.//Indeksonline//