75 Mall Live Search
13:39 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Ja si thyen rregullat e trafikut vetura e EULEX-it (Video)

Aksidentet kohët e fundit janë shtuar dhe Policia e Kosovës vazhdimisht bënë thirrje që të vozitet sipas rregullave të komunikacionit.

Por, jo të gjithë përfillin këto rregulla. Madje, as ata që vozisin vetura zyrtare.

Në një video të dërguar në Indeksonline, një veturë me targa zyrtare të EULEX-it shihet duke mos respektuar rregullat e trafikut, madje ajo kaluar edhe pengesat në mes të rrugës për të dalë në korsinë e kundërt./Indeksonline/