75 Mall Live Search
14:30 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Pensionohet Sneijder (Video)

Mesfushori i Al Gharafas, Wesley Sneijder është pensionuar zyrtarisht nga përfaqësuesja holandeze në moshën 33-vjeçar.

Ish-futbollisti i Galatasarayt, Interit dhe Real Madridit e bëri këtë njoftim përmes rrjeteve sociale.

“Ndihem krenar dhe i nderuar që kam qenë në gjendje të luaj për vendin tim për më shumë se 15 vite: 9750 minuta, 133 ndeshje, 85 fitore dhe 31 gola. Futbolli është pasioni im i gjithë kohës. Fat i mirë për gjeneratën e ardhshme. Jepni gjithmonë 100%”, ka shkruar Sneijder në rrjetet sociale.

Ashtu siç e tha vet lojtari, për Holandën ka zhvilluar afro 133 paraqitje dhe ka shënuar 31 gola.

Ai ishte pjesë e Kombëtares kur u mposhtën në finalen e Kupës së Botës në vitin 2010 nga Spanja./IndeksOnline/