Deklarata e Alves për vdekjen e Astorit, e drejtë apo jo – vlerësojeni vet
Vdekja e futbollistit të Fiorentinas, Davide Astori ka prekur gjithë botën e futbollit. Kapiteni italian ndërroi jetë dje në moshën 31-vjeçare, shkruan IndeksOnline.
Shumë sportdashës reaguan për vdekjen e ish-lojtarit të Milanit, Romës dhe Cagliarit. Por, një mendim ndrysh e ka shprehur lojtari i Paris Saint Germain, Dani Alves.
Braziliani përmes konferencës për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Realit, thotë se nuk e shqetëson vdekja e futbollistit italian.
“Vdekja e Astorit? Nuk më shqetëson shumë pasi edhe nuk e njihja. Shumë fëmijë vdesin çdo ditë dhe nuk marrin të njëjtën vëmendje”, ka thënë Alves.
34-vjeçari për ndeshjen e nesërme mendon se skuadra e tij franceze ka gjasa të mëdha ta kalojë këtë raund përkundër rezultatit (3-1) të ndeshjes së parë./IndeksOnline/