Messi shënon het trik në familje, babë për herë të tretë (Foto)
Ylli i futbollit, Leo Messi është bërë baba për herë të tretë. Kjo pasi gruaja e tij ka lindur fëmijun e tretë para pak minutash.
Foshnja i porsalindur ka emrin Ciro. Kjo është bërë e ditur nga faqja e Klubit të Barcelones në Shqip ku ka njoftuar se gjithçka ka shkuar në gjendje të rregullt, shkruan Indeksonline.
“Leo Messi në IG:
Mirë se vjen Ciro !!! Falë Zotit çdo gjë shkoi mirë. Mami dhe ai janë shumë mirë. Ne jemi super të lumtur !!!!!.
– Përgëzime per Leo Messin i cili sot u bë baba për herë të tretë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Messi do të mungojë në ndeshjen kundër Malagas me arsyen pikërisht të lindjes së fëmijut të tij./Indeksonline/