Kosova U19 sot e nis aventurën, përballet me Portugalinë (Foto)
Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 sot e nis aventurën e saj.
Djelmoshat e Ramiz Krasniqit do të përballen me gjigantin europian, Portugalia nga ora 18:00, shkruan IndeksOnline.
Futbollistë si, Leutrim Kryeziu (kapiteni), Lirim Kastrati dhe Ismet Sinani kanë kërkuar fitore dhe premtojnë se do ta japin më të mirën e mundshme.
Përveç Portugalisë, Kosova ka në grupin e 5-të edhe shtetet si: Sllovakia dhe IrlandaU19./IndeksOnline/