Salah barazon rekordin historik të Drogbas, çështje ditësh thyerja e tij (Video)
Mohamed Salah ka shënuar golin e 29-të këtë edicion në Premierligë. Ylli i Liverpoolit është bërë futbollisti më debutimin më shpërthyes në histori të kësaj lige. Goli i realizuar sot ndaj Crystal Palace është tejet i veçant për të.
Me këtë gol, Salah ka barazuar rekordin e Didier Drogbas.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë kishte shënuar në një edicion të vetëm 29 gola me Chelsean duke u bërë afrikani i parë që kishte arritur këtë shifër.
Është çështje ditësh që ky rekord të thyhet nga Salah pasi që egjiptiani ka shumë lojë në dispozicion për të shënuar së paku edhe një gol./Indeksonline/