A është i gatshëm Carvajal për ndeshjën ndaj Bayernit?
Real Madrid do të jetë e detyruar të luaj ndeshjën e dytë ndaj Bayern Munich pa Dani Carvajal, i cili do të jetë jashtë fushave për dy deri tri javë.
Mbrojtësi spanjoll u përpoq të luante me dhimbje në Gjermani, megjithatë nuk zgjati më tepër se disa minuta nga momenti kur ai ndjeu dhimjben e parë.
Zinedine Zidane tani do të detyrohet të përgaditet përsëri për t’u marrë me Ribery, i cili ishte mjaft i rrezikshëm në ndeshjën e parë.
Vazques luajti në pozicionin e Carvajal por është e vështirë të gjykohet nëse do të jetë në gjendje të bëj këtë rol për 90 minuta të plotë. Opsioni tjetër i vetëm është Achraf Hakimi.
Përpos Carvajal, sipas gjitha gjasave pritet të mungoj edhe Isco, i cili ka një lëndim në shpatullë. /IndeksOnline/