Zyrtare: Vëllaznimi bëhet me trajner të ri (Foto)
Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës menjëherë ka gjetur trajnerin e ri. Klubin tani do ta udhëheq trajneri i njohur, Gani Sejdiu, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e ka bërë të ditur vet faqja zyrtare e klubit në orët e vona.
Sejdiu do ta zë vendin e të larguarit, Arsim Gojani, i cili u shkarkua nga detyra menjëherë pas barazimit 0 me 0 ndaj Besës së Pejës.
Skuadra e Vëllaznimit me shumë gjasa do të luajë në barazh, por ka para vetës finalen e Kupës së Kosovës./IndeksOnline/