75 Mall Live Search
11:29 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Dritës: Do ta bëjë skuadrën të njohur botërisht

Presidenti i klubit të Dritës, Valon Murseli ka qenë emocional për faktin që fituan titullin e kampionit.

Ai nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social, Facebook ka treguar për sakrificën 15-vjeçare të klubit për ta rikthyer titullin në qytetin e Gjilanit.

Tutje, ai ka paralajmëruar një Dritë evropiane për të gjithë tifozët e klubit.

Ky është postimi i plotë i Murselit

Sot po ndjehem me krenar se kurre, arrita nje qellim ne jete, gjithmone kam dashur qe te bej dicka qe nuk me ben te lumtur vetem mua por te gjithe njerzit qe me rrethojne.Sot ne syte e qytetareve te Gjilanit e pashe sakrificen, mundin dhe pritjen e gjate per te ardhur kjo dite.

Sot u shkrua historia!

Gjilani eshte kryeqytet i sportit, kete e kemi deshmuar gjithmone por e vulosem sot.

Mundi i te gjithe atyre qe kontribuan per Driten per te ardhe kjo dite mund te themi se sot eshte shpaguar me kete arritje, me kete titull qe Drita dhe Intelektualet e presin qe 15 vite.

Titulli eshte gershetim i nje historie te lavdishme te ketij qyteti me nam.Titulli simbolizon sakrifice, pune e angazhim te pashoq te nje numri shume te madh te njerzve qe kontribuan ne Drite qe kjo te shndrite.Trofeu shenon fillimin e nje epoke te re, sfidat qe kaluam sebashku u bene trase e rruges qe e nisem.

Do te angazhohem me te gjithe kapacitetin qe kam qe Driten t’a bej ekip te njohur ne boten e futbollit bashkekohore, kjo per t’ia plotesuar amanetin atyre qe nuk kursyen asgje qe futbolli i Kosoves te njihet nderkombetarisht.Kombi yne simbolizon mikpritje, tradite e zemegjeresi.Te gjitha keto tipare do t’i shfaqim ku do qe do te na jepet mundesia t’a perfaqesojme Kosoven tone te dashur. Nje Drite evropiane, po vjen kjo dite!

Temat: