S’kuqet Ibrahimoviç, ia jep një “pesqe” kundërshtarit (Video)
Zlatan Ibrahimoviç është ndëshkuar me karton të kuq direkt në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij La Galaxy.
Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit është ndëshkuar me karton të kuq, në takimin e sotshëm ndaj Montreal Impact, shkruan IndeksOnline.
Në minutën e 41-të, Ibra goditi me shuplak lojtarin kundërshtar, Petrasso.
Gjyqtari i ndeshjes, pasi u konsultua me sistemin e teknologjisë “VAR”, nxori kartonin e kuq për sulmuesin suedez.
Për këtë rast u ndëshkua me karton të verdhë edhe lojtari i Montrealit, Petrasso./IndeksOnline/