23:01 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

El Clasico e futsallit kosovar, Feniksi e mposhtë Liburnin në Drenas

Dy skuadrat më të mira nga palufta në futsallin kosovar, Feniksi e Liburni janë përballur në ndeshjen e parë finale.

Para afro 1000 tifozëve në Drenas, Feniksi ka shënuar fitore komode me rezultat 4-2 për të qenë një hap më afër titullit.

Dy gola të realizuar nga Dardan Topilla, një nga Shqipron Ibrahimi dhe një nga Agon Ramadani bën që Feniksi të arrijë fitore.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet në Gjakovë, por tani gjithçka është në duart e skuadrës drenicase./Indeksonline/

 

Temat: