75 Mall Live Search
16:03 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Tejkalimi më i “çmendur” i bërë ndonjëherë, ja çfarë rrezikon vozitësi në Podujevë (Video)

Në shumë raste vozitës të shumtë rrezikojnë në komunikacion duke bërë tejkalime nga më të ndryshmet.

Por një rast i fundit ka mundur të përfundojë shumë tragjikisht për disa persona.

Vozitësi i veturës Opel Corsa ka bërë një tejkalim nga anësorja të një kamioni duke rrezikuar kështu jetën e tij dhe të tjerëve në këtë anë, transmeton Indeksonline.

Në videon në fjalë shihet qartë rreziku i kësaj vozitjeje që thjeshtë mund të quhet si një lloj “çmendurie” në komunikacion./Indeksonline/