Zyrtare: Manchester United bën transferimin e parë
Manchester United ka zyrtarizuar mesfushorin brazilian, Fred.
Skuadra nga Old Traford ka arritur marrëveshje për të marrë në radhët e veta nga Shakhtar Donersk 25 vjeçarin që është përzgjedhur të luaj në Kupën e Botës me Brazilin.
Manchester United do të duhet të paguaj në arkat e skuadrës nga Ukraina rreth 52 milionë funta.
Fred ka zhvilluar 101 ndeshje në Shakhtar duke shënuar 10 gola për pesë vite. /IndeksOnline/