FIFA befason Messin dhe Argjentinën (Video)
Messi së bashku me Kombëtaren e Argjentinës po qëndrojnë në Rusi në kampin ku janë vendosur për Kupën e Botës që fillon pas dy ditësh.
Njëra nga pretendentët për këtë trofe është befasuar gjatë ditës së sotme nga një kontrollë e FIFA-së.
Messi, Otamendi, Dybala, Armani, Acuna dhe Toto Salvio janë kontrolluar nga agjencia anti-doping e FIFA.
Ata kanë marrë mostra nga futbollistët dhe do të bëjnë analizat e nevojshme për të vërtetuar nëse Kombëtarja e Argjentinës është e pastër. /IndeksOnline/