Argjentina e nis keq, Islanda e fortë si grup
Argjentina nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë Kupën e Botës, duke barazuar me rezultat 1-1 ndaj Islandës.
Argjentinasit kaluan të parët në epërsi me një gol mjaft të bukur të shënuar nga Kun Aguero në minutën e 19-të.
Nuk kaluan as pesë minuta dhe Islandezët u përgjigjën me gol, me anë të Finnbogason.
Messi kishte shansin të kalonte kombëtaren e tij në epërsi por dështoj nga penaltia në minutën e 64-të.
Argjentina ishte dominante deri në fund por përballë kishin një Islandë mjaft të organizuar në mbrojtje, të cilët dhanë maksimumin për të arritur një pikë me vlerë. /IndeksOnline/