FIFA zgjedh futbollistin e ndeshjes, Suedi – Korea e Jugut (Foto)
Ka përfunduar ndeshja mes Suedisë dhe Koresë së Jugut.
Ekipi kombëtar i Suedisë arriti t’i arkëtoj tre pikë të arta në duelin ndaj Koresë, duke mposhtur me rezultat minimal 1 me 0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi, Granqvist nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas takimit, FIFA ka zgjedhur pikërisht Andreas Granqvist si futbollistin e ndeshjes.
Në grupin F, Suedia ka pikë të njëjta me Meksikën, kurse Gjermania dhe Korea e Jugut mbetën me zero pikë./IndeksOnline/