Messi mbetet në botëror, Kroacia e jashtëzakonshme (Video)
Kroacia dhe Argjentina janë kualifikuar në rundin tjetër të Kupës së Botës pasi kanë mposhtur Islandën respektivisht Nigerinë.
Skuadra nga Amerika Latine mposhti afrikanët me rezultat 2-1 në një ndeshje shumë të bukur.
Lionel Messi shënoi golin e parë në minutën e 14-të duke i dhënë shpresë skuadrës.
Nigeria barazoi rezultatin me një gol nga penalltia në minutën e 51-të, shkruan indeksonline.
Heroi i Argjentinës ishte Marcos Rojo i cili shënoi golin e kualifikimit në minutën e 86-të të ndeshjes.
Në ndeshjen tjetër, Kroacia ka shënuar fitoren e tretë në tri ndeshje në Kupën e Botës.
Skuadra nga ballkani edhe pse me shumë mungesa në formacion mposhti Islandën me rezultat 2-1.
Ndeshjen e hapi Milan Badelj me një gol në minutën e 53-të.
Sigurdson barazoi rezultatin në minutën e 76-të me një gol nga penalltia.
Fitorën Kroacisë ia siguroi Perisic në minutën e fundit të ndeshjes.
Me këto fitore, Kroacia është e para në grupin D me nëntë pikë, ndërsa Argjentina në vendin e dytë me katër pikë.
Kroacia në rundin tjetër do të luaj kundër Danimarkës, ndërsa Argjentina kundër Francës. /IndeksOnline/